​Kurti: Nuk e kam lexuar ende raportin rreth Ujmanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk e ka lexuar raportin e fizibilitetit për Ujmanin të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji.

Departamenti Amerikan për Energji të mërkurën ka publikuar raportin e fizibilitetit për Ujmanin, ku ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira, të cilat parashohin përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë.

Ndërkohë, Qeveria edhe nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Kryeministri Kurti sot tha se ende nuk e ka lexuar këtë raport dhe se do ta komentojë më vonë.

“Nuk e kam lexuar ende raportin. Ne kemi ekipet që merren me këtë gjë. Pastaj do ta komentojmë”, ka thënë ai./KosovaPress/

Read Previous

​Mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës

Read Next

​Gjendet i vdekur një person