​Kurti: Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Vjenë ka takuar Pamela Rendi Wagner, kryetare e Partisë Socialdemokrate.

Kurti gjatë këtij takimi ka folur për ecurinë e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, për të cilën tha se deri tani me një dozë janë vaksinuar mbi 64 për qind e popullatës, ndërsa me të dyja dozat mbi 56 për qind.

Ai ka folur edhe rreth rritjes të të hyrave tatimore për një të tretën, e cila është rezultat i luftimit të korrupsionit.

Për masat e ndërmarra kundër krimit dhe korrupsionit, kryeministri Kurti theksoi se gjatë këtij viti policia ka realizuar rreth 500 operacione e rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale.

“Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor”, tha Kurti.

Në takim u bisedua edhe sektorin e arsimit për të cilën kryeministri Kurti potencoi nevojën për aplikimin e sistemit dual të arsimimit që e aplikon Austria.

Ndërsa, Pamela Rendi Wagner u interesua për reformat që ka nisur qeveria dhe për mënyrat se si do të mund të ndihmonte Austria.

Read Previous

Rruga “Bujar Roka” me një numër të madh mbeturinash

Read Next

12 fjalë të gjuhës shqipe që zakonisht shkruhen gabim