Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë sot në zyrën e tij, dy ambasadorë, atë të Suedisë dhe atë të Finlandës.
Sipas agjendës, kryeparlamentari Konjufca fillimisht do të takohet me ambasadorin suedez, Jonas Westerlund, në ora 11:00, ndërsa më pas me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, në ora 12:30.
Po ashtu Konjufca sot pret në takim edhe Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Perëndimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë, grup ky i cili do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës.