Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në afatin kushtetues sa më të afërt.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani mbi caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, Krasniqi kritikoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që nuk mori pjesë në këtë takim, derisa tha se vetëm ai dhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek nuk morën pjesë.
Ai e konsideroi fajtore Vetëvendosjen për krizën politike më vend, derisa shtoi se është e vështirë mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në të njëjtën datë me atë lokale. /KosovaPress/