​Kosova shënon sukses edhe në Botërorin e muaythait

Garuesit e muaythait, Arbos Maliqi dhe Lindon Demiri, kanë arritur sukses në Kampionatin Botëror U-23, të mbajtur në Patra të Greqisë.

Të dy përfunduan në vendet e pesta dhe me pak fat kanë mundur të sigurojnë medalje, ku ndikuan edhe lëndimet e pësuara në luftërat për medalje.

Arbosi shënoi dy fitore në kategorinë 63.5 kg, ndërsa Lindoni një fitore në kategorinë 54 kg.

Vendet e pesta vlerësohen si një prej sukseseve më të mëdha të Federatës së Muaythait të Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

Ngritet aktakuzë kundër tetë personave, dyshohen për korrupsion

Read Next

Osmani për Blair: Roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtar