​Kosova merr pjesë me 49 garues në kampionatin ballkanik të karatesë

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka udhëtuar për në Rijekë të Kroacisë, ku do te marrin pjesë në Kampionati Ballkani për Kadet, junior dhe U21 qe do te mbahet nga 26-28 nëntor 2021.

Ekipi nga Kosova do të jetë në mesin e 731 garuesve te Ballkanit dhe do te përfaqësohen me gjithsejtë 49 garues, në kampionati ballkanik.

Ekspeditës kosovare i prin nënkryetari i Federatës se karatesë e Kosovës Gazmend Havolli, dy gjyqtarë Ali Vokshi dhe Gazmend Havolli, përzgjedhësit Ylber Syla, Leutrim Pepaj dhe shumë trajner te klubeve kosovare qe po marrin pjesë me mjete vetanake./KP

Read Previous

Prokuroria bullgare: Janë 44 viktima, jo siç është raportuar

Read Next

​Kuvendi i Kosovës pjesë e fushatës globale kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave