Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Batumi” mes Gjeorgjisë dhe Kosovës, ku kjo e fundit e gjen veten në epërsi.
Ishte mbrojtësi i Kombëtares së Gjeorgjisë Davit Khocholava i cili e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar gol në portën e tij në minutën 18, përcjell KosovaPress.
Nga një aksion i Valon Berishës, i cili bëri një harkim drejt sulmuesit Vedat Muriqi, Khocholava devijoi topin në portën e tij, duke ia dhuruar Kosovës epërsinë në pjesën e parë.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 në favor të Kosovës.