​Kosova ka potencial të madh për energjinë e ripertëritshme

Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjera, janë paralajmërime se Kosova mund të ballafaqohet me një dimër më të vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.Mirëpo një mundësi e mirë që të tejkalohet më lehtë kjo krizë është rritja e kapaciteteve në energjinë e ripërtërishem.

Kosova është njëra nga vendet më pak të përgatitura për t’u përballur me krizën energjetike. Dimrin që shkoi zbatoheshin reduktime të vazhdueshme. Kurse, njohësit e këtij sektori, ditë më parë kritikuan qeverinë për mungesë të përgatitjeve, si dhe paralajmëruan se importi i energjisë për shkak të çmimit, mund të jetë i papërballueshëm, por edhe nuk mund të plotësohen kërkesat.

Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, gjatë javës së kaluar ka treguar se furnizuesi i energjisë elektrike ka paraqitur kërkesë zyrtare pranë këtij institucioni për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, meqë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar subvencionimin, siç ishte zotuar në fillim të vitit.

Kriza mund të jetë më e lehtë nëse investimet orientohen në prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishem, siç është energjia solare apo energjia e erës, pasi Kosova ka potencial shumë të madh për shkak të djellosjes.

Sipas njohësit të sektorit energjetik, Lulzim Sylës, Kosova ka potencial në këtë aspekt, por që duhet bashkëpunim mes Qeverisë dhe akterëve të tjerë.

Ai tha se viteve të fundit ka një interesim të shtuar në Kosovë nga bizneset sa i përket paneleve solare.

Sipas tij, marrëveshja e Kosovës me MCC për programin e kompaktit, është një zgjidhje për zhvillimet e reja në këtë sektor.

Përndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë javbës që vjen do të nënshkruajnë marrëveshjen me MCC, i cili do të përfshijë tri projekte; rezerva dhe arbitrazh të energjisë, zhvillim të fuqisë punëtore dhe përfshirjës së grave në sektorë të energjisë dhe projektin e Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim./KP/

Read Previous

Driton Kuka për suksesin e xhudistësve të tij: Përtej imagjinatës sime

Read Next

151 ditë luftë- Si është situata në Ukrainë