Policia e Kosovës në Prizren dhe Ferizaj, gjatë punës operative dhe marrjes se informatave nga burime relevante, dje ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin Sallagrazhd, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit Marihuan.
Sipas policisë, asistim në këtë operacion kanë ofruar edhe Njësitet për reagim të shpejtë (NJRSh) patrullat policore të stacionit Policor në Suharekë, si dhe forenzika rajonale.
Sipas detyrës zyrtare janë ftuar edhe dy avokat mbrojtës.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar njё thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë kg, një thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pese kg, njё thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind gram, një peshore elektrike ngjyrë e bardhë, tri rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike, një aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës”, thuhet në një komunikatë.
Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati.