​Kompletohen katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës

Ramiz Sadiku është skuadra e fundit që iu është bashkuar tri të tjerave për ta kompletuar kështu katërshen gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës.

Ata mposhtën KEK-un me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të enjten. Golat për vendasit i realizuan Hana dhe Misini në minutat 3’ dhe 47’ kurse golin e vetëm për KEK-un e realizoi Ramadani në minutën e 57’, transmeton KosovaPress.

Pra katërshja gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës përbëhet nga Ramiz Sadiku, Drita, Prishtina dhe Llapi, ndërkohë që ende nuk është vendosur koha se ku do të hidhet shorti për këtë fazë.

/KosovaPress/

Read Previous

Netflix po teston mënyra të reja për të ndaluar veprimtarinë e ndarjes së fjalëkalimeve me përdorues të jashtëm

Read Next

Kaçaniku: Konsumatori nuk gëzon të drejtat e garantuara me ligj