​Komisioni hetimor për energjinë miratoi planin e veprimit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës miratoi sot planin e veprimit të Komisionit.

Ndërkohë, me dyer të mbyllura për media, Komisioni shqyrtoi CV-të e kandidatëve për ekspertë.

Me iniciativë të opozitës, veçmas të PDK-së, në fillim të muajt maj, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Read Previous

Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht embargon ndaj naftës ruse

Read Next

Konjufca në fund të qershorit shkon në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së