Konjufca në fund të qershorit shkon në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fund të këtij muaj do të udhëtojë drejt Hagës për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

“Po besoj në fund të qershorit do ta realizojë vizitën. Do të udhëtojmë bashkë”, ka thënë ai.

Në Hagë, janë duke u gjykuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ndërkohë, para pak javësh, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.

/KlanKosova/

Read Previous

​Komisioni hetimor për energjinë miratoi planin e veprimit

Read Next

Fragment nga përmbledhja e letrave ‘Letra Milenës’ nga Franz Kafka