​KEDS zë 156 persona duke vjedhur energjinë elektrike

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 156 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Kështu ka njoftuar KEDS-i.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Read Previous

Largimi i Listës Serbe, Konjufca: Nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës

Read Next

Shitësit largohen nga trotuari, sistemohen brenda tregut në Orize