​Katër viktima nga COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes dhe 45 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik sipas të cilit

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191

Në total numri i rasteve aktive është 2.928

Read Previous

​Gjermania mbështet FSK-në edhe me një donacion

Read Next

​Rreth 10 për qind më pak fletëvotime se sa votues për zgjedhjet e 17 tetorit