​Kampi olimpik në Austri, aktiviteti i parë i ekipit tonë të xhudos për vitin 2024

Ekipi jonë i xhudos është duke marrë pjesë në aktivitetin e parë të vitit 2024, respektivisht në kampin olimpik që po mbahet në Mitersill të Austrisë.

Pjesë e këtij kampi olimpik janë plot 1000 garues nga 55 shtete të ndryshme.

Ky është edicioni i 30-të i organizimit të këtij kampi olimpik në Mitersill të Austrisë.

Nga Kosova pjesë e këtij kampi olimpik është ekipi olimpik dhe partnerët e tyre, ku përgatitjet po shkojnë mirë dhe stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, të koncentruara te ndeshjet. 

Read Previous

Faturat e larta, KMDLNJ u rekomandon qytetarëve ta padisin KESCO-n, ZRRE-n dhe KEDS-in

Read Next

Arrestohen 13 persona nga aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë