​Java Ndërkombëtare e Parasë, BQK arrin marrëveshje me Fakultetin Ekonomik

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kuadër të aktiviteteve që po zhvillon në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të avancuar bashkëpunimin dhe mbështetur aspektin akademik, avancimin e njohurive ekonomike dhe financiare, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin për projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, financave dhe edukimit financiar.

Guvernatori i BQK-së, Ismaili sot ka mbajtur edhe një ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik në UP.  /KosovaPress/

Read Previous

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht

Read Next

U ftua për dy ndeshjet e muajit mars, FSHF-ja i uron mirëseardhje Arbër Hoxhës