​Interi në kërkim të mesfushorit shqiptar

Ish-mesfushori i Aberdeenit, Ylber Ramadani raportohet se është duke u monitoruar nga Interi.

27-vjeçari iu bashkua Lecces nga Dons në gusht pasi luajti në sezonin e tij të vetëm në Pittodrie, duke ndihmuar ekipin e Barry Robson të fitonte vendin e tretë në Premiership.

Reprezentuesi shqiptar, i cili ka bërë 25 paraqitje për vendin e tij, ka bërë një fillim të shkëlqyer në Serie A me Lecce-n me klubin që qëndron në vendin e 11-të në top ligën italiane me tri fitore, tri barazime dhe katër humbje nga 10 ndeshjet e para.

Ramadani ka luajtur në secilën prej atyre ndeshjeve dhe ka ndihmuar Lecce-n të sigurojë një fitore të madhe 2-1 kundër Napolit në paraqitjen e tij të dytë.

Dhe tani sipas “Pianetalecce”, ish-ylli i Aberdeen-it po monitorohet nga 19 herë kampioni i Italisë, Interi.

Sipas këtyre informacioneve, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, po vëzhgon nga afër lojtarin që i kushtoi Lecce-s rreth 1.1 milionë funte verën e kaluar.

Read Previous

Mbreti Charles dënon ‘aktet barbare të terrorizmit’ në Izrael

Read Next

KMLDNj: Regjistrimi i veturave gratis për qytetarët e veriut, diskriminim në baza etnike