​Haradinaj akuzoi Qeverinë se harroi reciprocietin, e Tahiri i akuzoi se harruan mini-shengenin shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti sa i përket çështjes së vendosjes apo jo të reciprocitetit me shtetin serbë.

Haradinaj, tha se nuk duhet t’i zhgënjejnë qytetarët e Kosovës edhe në këtë temë.

Haradinaj: Mos i zhgënjeni qytetarët edhe në këtë temë

“Kemi një listë të aspekteve të tilla, unë e kuptoj që disa tema janë të mëdha, të vështira. Çështjen e reciprocitetit unë iu kam thënë po të isha unë nuk e bëj, ju keni kërkuar për ta bërë, por unë kam deklaruar publikisht nuk e bëj sepse mendoj që kemi hyrë në një etapë të re kur ka qenë taksa kemi pasur një situatë ndryshe, kemi hyrë në një etapë të re, ju nuk po e bëni. Por të paktën mos i zhgënjeni qytetarët edhe në këtë temë, të paktën në këta kanë pritur që vërtetë do të jeni të kujdesshëm, pra që nuk do të lejoni korrupsion, nuk do të jepni sinjale që qojnë dilema se vërtetë ju jeni më të korruptuar se krejt tjerët që kanë qenë përpara, e ju kisha bë thirrje që t’ia voni mendjen kësaj pune”, tha ai.

E Tahiri i akuzoi se harruan mini-shengenin shqiptar



“Pse nuk patet guxim zoti kryeministër që t’i drejtoheni zonjës Bërnabiq dhe të kërkoni nga ajo që Republika e Serbisë duhet të çlirohen nga kriminelë dhe ata kriminelë duhet të vendosen para drejtësisë që kanë kryer krime në Bosnje e në Kosovë. mirëpo e zgjeruat hartën dhe në kuadër të këtyre krimeve e vendoset edhe Republikën e Kosovës dhe Maqedonisë. Meqenëse po hezitoni me u përgjigj, prapë po iu kërkoj edhe njëherë, kush janë kriminelët e luftës në Republikën e Kosovës që duhet të largohen nga institucionet. Pse nuk patet guximin me kërku një gjë të tillë nga Serbia por e futet edhe Kosovën ën një hartë të tillë. Ne e dimë gjenocidin që ka kryer Serbia dhe regjimi i Millosheviqit pjesë e të cilës ka qenë edhe presidenti serb, që ju nuk po keni guximin me ia thënë por në këtë rast po e futni edhe vendin tonë, edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranët pjesë të kësaj harte që kanë kryer krime. Dil thuaja edhe Vuçiqit , edhe Serbisë, pra mos u frigo nga ta. Se sa ma keq që je në fillim të procesit të dialogut dhe e ke ulur pazarin aq shumë dhe na e nxjerrë aq keq si shtet saqë është e paimagjinueshme me ardh nga kryeministri i Kosovës një pozicionim i tillë”, tha ai.

Read Previous

Kurti, opozitës: Jeni të paaftë për të kritikuar Qeverinë

Read Next

Real Madridi konfirmon largimin e Zidane