Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije segjatë muajit qershor kanë ndodhur disa incidente me të shtëna me armë zjarri në ahengje.
Sipas MPB-së gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 4 persona si dhe janë konfiskuar 4 armë e 19 fishekë.
“Për shkak të qershorit të vitit 2024 Në lidhje me incidentet e të shtënave në festime, Policia e Kosovës ka marrë 6 raporte civile, ka arrestuar 4 persona, ka konfiskuar 19 fishekë dhe ka konfiskuar 4 armë. Bashkëpunimi është kyç në parandalimin e tragjedive të shkaktuara nga të shtënat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.