​Gërvalla pret në takim kryetaren Zupançiq

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja e Republikës së Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ishin disa nga temat temat në fokus të takimit të tyre.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e falënderoi Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq për mbështetjen që deputetët slloven i kanë dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përkatësisht mbështetjen në arritjen e 82% të votës pro anëtarësimit nga Asambleja Parlamentare e KiE.

Ministrja Gërvalla në takim me kryeparlamentaren sllovene paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve.

Më tej Ministrja Gërvalla dhe Kryetarja Zupançiq riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve. /KosovaPress/

Read Previous

Deklarata e 2 korrikut, Osmani: Pikënisje për Kosovën e pavarur

Read Next

​Dështimi i projektit për digjitalizimin në arsim, përplasen Nagavci e Bajrami