Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla udhëtoi për në Zvicër me ftesë të homologut të saj zviceran Ignazio Cassis, për të marrë pjesë në Konferencën për veprimin ndaj minave në Ukrainë, më 17 dhe 18 tetor në Lozanë.
Kjo konferencë, e bashkë-organizuar nga Zvicra dhe Ukraina, synon të mbledhë përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat për të diskutuar çështje kyçe të veprimit humanitar ndaj minave dhe ndikimin e tij në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara, duke kontribuar jo vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në misionet ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë thekson përkushtimin e vendit tonë për paqen dhe sigurinë globa./kp