​Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Irlandë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Irlandë.

Çmimi është 4 euro dhe 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.

Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027. /KosovaPress/

Shitja e biletave

Te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë

E martë: 11:00-20:00

E mërkurë: 11:00-20:00

E enjte: 11:00- 19:00

Read Previous

BE nis hetim zyrtar ndaj TikTok mbi shkeljet e mundshme të përmbajtjes

Read Next

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks në përpjekjen e fundit për të shmangur ekstradimin në SHBA