​Euro 2024: Sot mësohet finalisti i fundit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë.

Në raundin e 16-të Holanda e eliminoi Rumaninë duke e mposhtur 3:0, ndërsa në çerekfinale “Tulipanët” triumfuan 2:1 ndaj Turqisë, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Anglia në raundin e 16-të e mposhti Sllovakinë me shifrat 2:1, kurse “Tre Luanët” me rezultat të njëjtë 2:1 shënuan fitore në çerekfinale duke e mposhtur Kombëtaren e Zvicrës.

Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.

Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finale me Kombëtaren e Spanjës./kp

Read Previous

Messi shkruan historinë me dy rekorde të mëdha pas fitores së Argjentinës në Copa America

Read Next

Një shkollë britanike “do t’i detyrojë” studentët të përdorin telefona të vjetër Nokia