Eksperti amerikan kërkon nga Bideni t’ia bëjë të ditur Serbisë se pavarësia e Kosovës s’diskutohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të enjten publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Për këtë ka reaguar eksperti amerikan, Alon Ben Meir duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian duhet të dënojnë provokimin e Vuçiqit.

Ai madje thotë se presidentit i ShBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek presidenti i Serbisë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir në “Facebook. 

Read Previous

Fahri Musliu: Sot vuajmë nga “gazetaria e klikimit”

Read Next

Çfarë i bën të lumtur qytetarët e Gjakovës? (VIDEO)