Arrestohen dy persona, ​dyshohen për shitjen e substancave narkotike

Dy persona janë arrestuar dje në Gjilan pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese me substancë dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.57 gram, një qese me kërpudha PCP me peshë 3.04 gram, dy gridera dhe dy pako rrizlla.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /KosovaPress/

Read Previous

​Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun është kompromis i pranueshëm për palët

Read Next

Hana Bicurri shpallet kampione botërore në “Dubai Muscle Show”