Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kombeve me dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë muaj. “Dardanët” do të ndeshjen fillimisht më 12 tetor me Lituaninë në udhëtim dhe pastaj, tri ditë më vonë e presin Qipron në Prishtinë.
Në prag të këtyre dy sfidave, trajneri i Kosovës, Franco Foda do të flas sot në një konferencë për media ku do të sqarojë më shumë rreth listës së lojtarëve të grumbulluar, por jo vetëm kaq, raporton KosovaPrress.
Në javët e fundit kampi i “Dardanëve” përjetoi disa zhvillime interesante, siç ishte ai me përjashtimin e tre lojtarëve, Florent Muslija, Aro Muric dhe Edon Zhegrova. Kjo treshe pastaj kërkuar falje për thyerjen e rregullave dhe janë ftuar sërish nga Foda.
Konferenca për media do të nis nga ora 12:30./KP/