​Drejtori i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut vjen për vizitë në Kosovë

Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë seminarin për lojën fer dhe të pastër pa doping me panelistët, Sebastien Gillot, drejtor i WADA (Agjencia Botërore për Anti-Doping) për Evropë dhe Janko Dvorsak, drejtor i SloADO (Agjencia e Anti-Dopingut të Sllovenisë), të cilët për dy ditë do të qëndrojnë në Kosovë.

Seminari mbahet nesër në ora 14:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Paraprakisht, në ora 10:00 përfaqësuesit nga WADA dhe SloADO do të mirëpriten në zyrat e KOK-ut nga presidenti Ismet Krasniqi.

Po ashtu, të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen takime edhe në Kuvend të Kosovës dhe Ministri për Kulturë Rini e Sport (MKRS). /KosovaPress/

Read Previous

Dokumentari i BBC-së tregon tmerrin e luftës në Ukrainë, pamje nga vija e frontit

Read Next

Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit