Dokumentari i BBC-së tregon tmerrin e luftës në Ukrainë, pamje nga vija e frontit

Një dokumentar i BBC-së i realizuar nga Jamie Roberts, shfaq ushtarët ukrainas që e mbrojnë me çdo kusht qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin.

Një grup prej 99 ushtarësh kishin për mision të mbronin linjën shumë të rëndësishme hekurudhore të Kupyanskut, e cila shërben edhe për furnizime, transmeton Telegrafi.

Ata kishin kamera të vendosura në helmeta që kanë kapur momente rrëqethëse nga plagosja e bashkëluftëtarit, e deri të pamjet e dronëve ku shihen trupat pushtuese duke u fshehur.

Dokumentari i plotë pritet të transmetohet sonte në BBC, kurse sekuenca nga vija e parë e frontit shfaq ukrainasit që çdo sekondë të jetës e kalojnë duke menduar se do të jetë e fundit.

Aty madje njëri prej ushtarëve plagoset në dorë derisa po flisnin para kamerës, ku pas një breshëri plumbash të shkrepur, njëri prej tyre e kishte goditur në gisht të dorës. Për të shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/

Read Previous

Kosovës iu avancua statusi, por çka është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Read Next

​Drejtori i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut vjen për vizitë në Kosovë