​Dita Ndërkombëtare e Radios

Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

Radioja është një media e fuqishme e cila ka përballuar me sukses edhe ndryshimet që solli epoka e dixhitalizimit.

Ajo është një media me kosto të ulët, e përshtatur për të arritur edhe në komunitetet më të largëta dhe njerëzit në nevojë.

Për 13 shkurtin e 2023, UNESCO thotë se duhet të vërë në pah radiot e pavarura si shtylla që parandalojnë konfliktet dhe që ndërtojnë paqen.

Narrativa e një medieje si radioja, mund të shtojë tensionet ose të kontribuojë për paqe. Gjatë raportimit dhe informimit të publikut, një radio mund të formësojë opinionin publik dhe të kornizojë narrativën duke influencuar situatat dhe vendimmarrjen.

Kështu që rritja e standardeve gazetareske të radios duhet konsideruar si investim për paqen, thotë UNESCO.

Read Previous

Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gazë

Read Next

​Ministri Murati raporton sot në Komisionin për Mirëqenie Sociale