​Deri në orën 13:00 votojnë mbi 31 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Deri në orën 13:00 pjesëmarrja e shqiptarëve që kanë dal për të votuar ka shkuar deri në 31. 87%, kështu u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri në këtë orë kanë raportuar 65 qendra votimi, ku kanë votuar 14 mijë e 431 qytetarë nga 45284 zgjedhës në listën e këtyre qendrave.

Ndërsa deri në orën 12.00 sipas KQZ-së, kanë raportuar 47 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin me një pjesëmarrje prej 27.18%.

Nga të dhënat e 47 Qendrave të Votimit, kanë votuar 8889 qytetarë nga 32 710 zgjedhës në listën e këtyre qendrave.

Në orën 10.00 pjesëmarrja ishte 16.67% sipas të dhënave të raportuara nga 1216 qendra votimi. Ndërsa në orën 11 pjesëmarrja në votime ishte 20.81% sipas të dhënave të raportuara nga 2241 qendra votimi nga 5199 në total në të gjithë vendin.

Komisioneri Zgjedhor Shtetëror, Ilirjan Celibashi thotë se arsyeja e raportimit të vetëm 65 qendrave të votimit është për shkak se aplikacioni i KQZ-së është sulmuar.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se në të gjitha qendra e votimit është duke vazhduar procesi i votimit.

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 3.588.869 qytetarë shqiptarë kanë të drejtën të votojnë sot, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë./KosovaPress

Read Previous

​Kosova prioritet hetimin e krimeve të luftës, por ka vetëm katër prokurorë specialë

Read Next

Fakulteti i Edukimit u ofron mbështetje rreth 400 mësimdhënësve shtatëzëna