​Deputetja e PDK-së ironizon me deputetët e VV-së, Musliu: Keni harruar ‘shahadetin’

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu në seancën sotme plenare ka ironizuar me deputetët e VV-së, duke iu thënë se kanë harruar ‘shahadetin’.

Deputetja Musliu shprehi habinë e saj se përse sot deputetët e VV nuk kanë përmendur fitoren plebishitare të 14 shkurtit.

Musliu: Deputetët e VV-së e kanë harruar ‘shahadetin e VV-së’

“Fillimisht desha t’iu uroj fitoren plebishitare më 14 shkurt, sepse sot asnjë anëtar i VV-së nuk e ka përmend. Dhe ju e dini që e keni harruar ‘shahadetin’ e vetëvendosjes, dhe ka rrezik mos po iu dënon dikush. Pra, urime fitorja e jua, fitorja plebishitare”, theksoi ajo.

Sot në seancë ndër të tjera është duke u shqyrtuar rekomandimi i Komisionit për Bujqësi për shkarkimin e bordit të ARH-së./KosovaPress/

Read Previous

​Tërnava me mesazh: Edhe më madhështore Festën e Kurban Bajramit e bënë lirimi i masave antiCOVID

Read Next

Përfundon seanca e Kuvendit, vazhdon të mërkurën