​Çfarë qëndron prapa emrit të Papës së ri Leon XIV?

Creator: ALBERTO PIZZOLI | Credit: AFP via Getty Images

Një nga aktet e para të një pape të ri është zgjedhja e një emri, një traditë që ka evoluar me kohën. Për më shumë se 500 vjet, papët përdornin emrat e tyre, por kjo ka ndryshuar në emra simbolikë për të nderuar paraardhësit ose për ta thjeshtuar emrin e tyre të pagëzimit.

Papët shpesh zgjedhin emra nga respekti ose admirimi për paraardhësit e tyre. Për shembull, Papa Françesku e zgjodhi emrin për të nderuar Shën Françeskun e Asisit dhe u inspirua nga miku i tij brazilian Kardinali Klaudio Hummes.

Papi i ri, Leon XIV, ende nuk ka shpjeguar pse e zgjodhi këtë emër. Megjithatë, emri Leon është përdorur nga shumë papë, përfshirë Papën Leon I (440-461 pas Krishtit), i njohur për angazhimin e tij për paqen. Sipas legjendës, një shfaqje e mrekullueshme e Shën Pjetrit dhe Shën Palit ndaloi Attilën e Hunëve të pushtonte Italinë në vitin 452 pas Krishtit.

Papa i fundit Leon ishte Papa Leon XIII, i cili shërbeu nga 1878 deri në 1903. I njohur për politikat e tij sociale, ai nxori enciklikën “Rerum Novarum” për të drejtat e punëtorëve dhe drejtësinë shoqërore.

Leon është një nga emrat më të popullarizuar papatë, ndërsa emri më i përdorur ka qenë Gjon. Emri më i përdorur ka qenë Gjoni, i zgjedhur për herë të parë në vitin 523 nga Shën Gjoni I, papë dhe martir, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Papa i fundit që zgjodhi këtë emër ishte italiani Angelo Giuseppe Roncalli, i zgjedhur si Papa Gjon XXIII në vitin 1958, i cili u shpall Shën nga Papa Françesku në vitin 2014. /KosovaPress/

Read Previous

Zyrtare: Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkuseni

Read Next

​Vazhdon dyluftimi mes Trepçës dhe Bashkimit për titullin kampion