​Çfarë nëse ndodhë përballja PSG-Barcelona, përgjigjet Leo Messi

Lionel MESSI during the press conference of Paris Saint-Germain at Parc des Princes on August 11, 2021 in Paris, France. (Photo by Matthieu Mirville/Icon Sport via Getty Images)

Lionel Messi nuk ka mundur t’i shmanget edhe pyetjes se si do ta përballonte një përballjeve eventuale ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së në të ardhmen derisa sot u paraqit para mediave për herë të parë si lojtar i PSG-së.

Ai së pari lëshoi mesazhin e tij për tifozët e Barcelonës për të cilët tha se do të jetë gjithmonë mirënjohës dhe më pas komentoi edhe një ballafaqim të mundshmë PSG-Barcelona.

“Para se të largohesha unë tashmë iu thashë tifozëve të Barçës. Unë gjithmonë do të jem mirënjohës. Ajo është shtëpia ime. Kam përjetuar shumë gjëra atje. Ata e dinin që do të shkoja në një ekip të fortë. Ata më njohin. Unë nuk e di nëse do të përballemi me njëri -tjetrin, nëse ndodh, nga njëra anë do të jetë mirë të kthehesh në Barcelonë. Dhe nga ana tjetër do të jetë shumë e çuditshme të kthehem të luaj në shtëpi me një fanellë tjetër. Por ky është futbolli dhe mund të ndodhë “, tha ai.

Read Previous

​Mbi 60% e gastronomëve të vaksinuar, presin masat e reja

Read Next

Bota në përballje me fatkeqësitë natyrore