Procesi për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Gjakovës po kalon i qetë dhe asnjë incident deri më tani nuk është raportuar në Policinë e Kosovës në Gjakovë.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, sipas të cilit nuk kanë pranuar asnjë rast që lidhet me procesin e votimit.
Sot qytetarët e Gjakovës po votojnë për të zgjedhur të parin e komunës. Në garë janë Ardian Gjini nga AAK-ja dhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje.
/KosovaPress/