​ASK publikon statistikat afatshkurtra të industrisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin janar.

Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Në muajin janar të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (janar 2021) ishte: Industria nxjerrëse (Minierat dhe guroret) 0.03%; Idustria përpunuese (0.1%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.72%); dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.1%)”, thuhet në njoftim.

Read Previous

​541 raste aktive me COVID-19

Read Next

​Italia heq dorë nga gazi rus, nënshkruan marrëveshje me Algjerinë