​Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person me inicialet Z.G. (19) në Rogovë për shkak se posedonte armë pa leje.

Deri tek arrestimi ka ardhur pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, lidhur me informatën e pranuar përmes e-mail adresës [email protected], se i dyshuari posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

Sot, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Rogovë. Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK47, dhe një karikator.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, inkurajon të gjithë qytetarët për raportim të shkeljeve ligjore, qoftë në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail adresës [email protected] dhe numrin e telefonit kujdestar 192. Të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. 

Read Previous

Danimarka do ta ndihmojë me 1 miliard euro Ukrainën

Read Next

Hillary Clinton e interviston Bill Clintonin, flasin për Shqipërinë, Kosovën e fëmijët që mbajnë emrin e presidentit amerikan