​Arrestohet një grua, rrahu vjehrrën e saj

Një grua në Podujevë është rrahur nga nusja e djalit të saj.

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar gruaja që sulmoi, në këtë rast vjehrrën e saj. Për çka kjo e fundit ka pranuar edhe tretman mjekësor shkak i lëndimeve që mori nga nusja.

Ndërkohë që policia në raportin 24 orësh njofton se arrestoi të dyshuarën femër dhe e dërgoi në mbajtje.

Gjithçka ndodhi paraditen e së premtes.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia. 

Read Previous

​Haradinaj: Kujtojmë të rënët në Kralan, përkulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë e vendit

Read Next

Mbi 40 zyrtarë u akuzuan për mosdeklarim të pasurisë, me Ligjin e ri parashihen sanksione të ashpra