​Ankesat ndaj operatorëve kabllorë, MINT paralajmëron veprime sipas ligjeve në fuqi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur se po përcjell me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Kosovë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.

Në një komunikatë për media thuhet se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT, vetëm gjatë ditëve të fundit, ka pranuar mbi 100 ankesa, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet përgjegjëse.

MINT siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ftojnë qytetarët që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo email adresës: [email protected]

/KosovaPress/

Read Previous

Inflacioni i Eurozonës rritet në 2.9% në dhjetor

Read Next

Shpyllëzimi në Amazonë ra me 50% në vitin 2023