​Agjenda e dialogut pritet të dakordohet para takimit të radhës Kurti-Vuçiq

Agjenda e dialogut Kosovë-Serbi pritet të dakordohet para takimit të dytë ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Megjithëse, parimisht është pajtuar 25 korriku si datë, në partinë e shefit të ekzekutivit thonë se ajo duhet të konfirmohet pasi ka dallime mbi vijueshmërinë e diskutimeve. Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se para takimit Kurti-Vuçiq duhet të ketë një takim i raungut më të ulët për përgatitjen e këtij takimi dhe pajtueshmërinë e kornizës së negociatave.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni thotë për KosovaPress, se takimi i parë i kryeministrit Kurti me palën serbe ka dëshmuar qasjen ndryshe të tyre për dialogun me Serbinë.

Nevojën për një takim paraprak ndërmjet palëve, para atij të dy krerëve të shtetit e thotë drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha.

Ai për KosovaPress thotë se takimi mund të jetë i një rangu më të ulët politikë për ta vendosur kornizën e negociatave gjatë muajve në vijim.

Por, para këtij takimi të dytë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se duhet të hartohet një platformë për dialogun në Kuvendin e Kosovës.

Për një takim të tillë KosovaPress ka pyetur edhe zëdhënësin e Bashkimit Evropian, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Të martën e kësaj jave u takuan për herë të parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Në Bruksel kryeministri Kurti i paraqiti katër propozime për vijueshmërinë e dialogut, por të njëjtat u refuzuan nga pala serbe./KosovaPress

Read Previous

​Alexis Tolefree i bashkohet Kosovës më 24 qershor

Read Next

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave