​Ademi: Mos prisni që unë të jap dorëheqje, vetëm nëse shkarkohem

Me rastin e prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u pyet se çka do të ndodhë nëse dështon edhe zgjedhja e Franco Fodës.

Franco Foda edhe zyrtarisht morri sot drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Tekniku gjerman zëvendëson Primozh Glihën në stolin e “Dardanëve”.

Gjatë konferencës së sotme, presidenti i FFK-së u pyet se çka do të ndodhë nëse dështon edhe zgjedhja e Franco Fodës, dhe a do të ketë dorëheqje nga posti i tij në FFK, ndërsa përgjigja e Ademit ishte e prerë.

“Dorëheqje nuk jap kurrë, veç duhet nëse shkarkohem. Mos prisni”, tha Ademi. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: Instituti për Krime lufte, përmbushje e kërkesës sonë për drejtësi

Read Next

Ali Ahmeti: Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë