​A po dështon sistemi i shpërndarjes së vaksinave COVAX?

Sistemi i shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, COVAX u krijua për të parandaluar vendet e pasura që të monopolizojnë të gjitha dozat e vaksinave, që prodhohen ende në sasi shumë të vogla, për të përmbushur kërkesën globale.

Ai përfshin një mekanizëm financimi që duhet të lejojë 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme që të kenë qasje në vaksina.

Mirëpo, vendet e pasura tashmë po iu drejtohen prodhuesve drejtpërdrejt duke siguruar doza shtesë dhe kështu duke ndikuar që të zvogëlohet sasia e përcaktuar për COVAX.

Këtë e vuri në pah edhe kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që akuzoi disa vende të pasura për minimin e sistemit të shpërndarjes së vaksinave, COVAX, i destinuar veçanërisht për vendet e paprivilegjuara.

“Aktualisht, disa vende të pasura u janë afruar prodhuesve për të siguruar qasje në doza shtesë të vaksinave antiCOVID-19, gjë që po ndikon në kontratat e tyre me COVAX. Numri i dozave të caktuara për COVAX është zvogëluar për shkak të kësaj”, tha Ghebreyesus./Ekonomiaonline

Read Previous

Hajnat thyejnë Xhaminë me dy minare në Gjakovë

Read Next

Liburni në gjysmëfinale të kupës së Republikës së Kosovës në futsal