25 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirus.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 161.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!