​23 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi bie heroikisht Bahri Fazliu.

Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Për nder të 23 vjetorit të rënies te varrezat e Dëshmorëve në Velani-Prishtinë, ora 12:00, do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tij./KosovaPress/

Read Previous

​Sot është ditëlindja e ikonës së muzikës shqiptare

Read Next

Babai shqiptar përdhunon të miturën