Te dielën është kompletuar edhe xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan edhe rezultatet befasuese në mesin e shumë ndeshjeve derbi.
Ballkani mori fitore të madhe ndaj Dritës në derbin e madh të dy skuadrave që po luftojnë më të gjitha forcat për titullin e kampionit në këtë edicion.
Llapi e ka mposhtur Malishevën, kurse Prishtina që është kampion në fuqi e ka ndalur me barazim skuadrën e Gjilanit.
Pas këtyre ndeshjeve, lider i tabelës është Ballkani me 45 pikë, i pasuar nga Gjilani me 43, Drita me 41 si dhe Llapi me 39.
Në vendin e pestë është Drenica me 28 pikë, dy më shumë se Prishtina e vendit të shtatë, kurse Malisheva mbetet e shtata me 23 pikë.
Tri pozitat e fundit mbahen nga Ulpiana me 22 pikë në vendin e tetë, Dukagjini në pozitën e nëntë me 31 pikë si dhe Feronikeli e fundit me vetëm 11 pikë.