​11 vjet nga maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

Në Shqipëri më 21 tetor të vitit 2011 u zhvillua për herë të parë një maratonë ndërkombëtare.

Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë – me pikënisje sheshin “Skënderbej”.

Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri.

/KosovaPress/

Read Previous

​Von Cramon për procesin e zgjerimit: BE-ja i ka borxh Kosovës dhe partnerëve të tjerë

Read Next

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet të shkatërrojë digën në Kherson