​Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Mitrovicën e Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike, sipas planit të paralajmëruar.

Lirimi i hapësirave publike sot është bërë në rrugën “Princi Millosh”, e cila sikurse i gjithë qyteti, ishin të bllokuara ndër vite nga mos veprimi i ish-qeverisjes dhe inspektoratit të komunës.

“Ashtu siç jemi zotuar, që do të përgjigjemi pozitivisht kërkesave të qytetarëve, kemi vazhduar në lirimin e hapësirave si dhe largimin e pengesave përgjatë trotuareve”, thuhet në një postim të Komunës së Mitrovicës së Veriut në Facebook.

Komuna e Mitrovicës së Veriut u bënë thirrje afaristëve që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi duke aplikuar për pëlqim në Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore.

“Gjatë këtij aktiviteti, vlen për t’u nënvizuar bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët I falënderojmë për bashkëpunimin, të njëjtit duke u bë pjesë e rëndësishme e këtij procesi konform ligjeve, kontribuojnë ndaj të mirave të përbashkëta, e që përmirëson cilësinë e jetës të secilit prej nesh”, përfundon njoftimi./Kp

Read Previous

Rohde kujton gazetarët gjerman që u vranë gjatë luftës në Kosovë

Read Next

Publikohet teksti i angazhimit, pas marrëveshjes 10-vjeçare të sigurisë mes SHBA-ve dhe Ukrainës