​Vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje në Merdare

Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të mëngjesit. Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hyjnë në Kosovë. Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare thanëse deri të ketë një vendimmarrje politike, të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje – dalje në territorin e Kosovës.

.Aktualisht, në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe më hyrje të Kosovës, kryesisht mërgimtarë.Kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ai ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në veri.

Read Previous

Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19

Read Next

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara