​Thaçi pas dënimit në Hagë: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në sallën e gjyqit në Hagë pas shpalljes së dënimit të tij të dytë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në rastin për pengim të drejtësisë.

Pas shqiptimit të dënimit prej 17 muajsh burgim, Thaçi ka tentuar të marrë fjalën, por nuk i është dhënë mundësia të flasë. Megjithatë, në momentin kur është ulur, ai është dëgjuar duke shprehur pakënaqësinë me vendimin e gjykatës.

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, ka thënë Thaçi në sallën e gjyqit. /KosovaPress/ 

Read Previous

“E turpshme dhe e papranueshme”,​ Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin

Read Next

​Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja reagon pas dënimit të Thaçit: Padrejtësi ndaj gjithë popullit shqiptar