​Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinje

Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.

Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë.

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia nuk ka informacione lidhur me rastin, ka thënë Branisllav Radoviq zëdhënës i policisë për rajonin e veriut. 

/A.Damati/

Read Previous

Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Read Next

DnV: Numërimi të reflektojë procesin e deritanishëm të votimit