Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti ka konfirmuar për KosovaPress se është shkarkuar rektori Naser Sahiti.
Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme, 8 anëtarët e KD-së, kanë qenë pro shkarkimit.
“Po është shkarkuar me 8 vota për dhe 1 abstenim”, ka thënë ai për KosovaPress.
Po ashtu ai ka shtuar se kanë votuar edhe për ushtruesin e detyrës të kësaj pozite.
“Është emëruar profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi”, ka deklaruar ai./KP/